Bosnja në përgatitje të termocentralit tjetër me qymyr

28 dhjetor 2021 | 14:22

Përveç projektit të paralajmëruar të njësisë së shtatë me qymyr në termocentralin në Tuzlla, ndërmarrja shtetërore për energji elektrike në Bosnje dhe Hercegovinë ka thënë se është duke vazhduar përgatitjet për ndërtimin e njësisë 8 në termocentralin në Kakanj, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Planet për vazhdimin e projektit janë konfirmuar nga Ministria për Mjedis dhe turizëm.

Fillimisht, Gjykata Kantonale e Sarajevës ka anuluar lëshimin e lejës mjedisore për njësinë 8 në termocentralin në Kakanj.

Tani, Ministria ka vendosur të publikoj në publik përmbledhjen jo-teknike të kërkesës për leje mjedisore për njësinë 8 të këtij termocentrali. Qytetarët kishin vetëm 15 ditë kohë për të dorëzuar propozimet për këtë dokument.

Përndryshe, njësia 8 në termocentralin në Kakanj pritet të zëvendësojë njësitë 1, 2, 3 dhe 4, që tashmë janë mbyllur, si dhe njësinë 5, e cila pritet të mbyllet pas ndërtimit të njësisë së re 8.

Termocentrali në Kakanj ka kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 578 megavatësh, 450 nga të cilat janë në operim. Katër njësitë e para të termocentralit janë mbyllur gjatë të 90tave.

Termocentrali i ri, sikurse edhe njësitë e vjetra, furnizohen me qymyr nga minierat në Kakanj, Brezë dhe Zenicë, thuhet në përmbledhjen jo-teknike.

Njësia e re pritet të prodhojë 1,755 gigavat orë energji elektrike në vit, ndërsa investimi pritet të jetë 500 milion euro vetëm në njësinë e termocentralit. 100 milion euro shtesë do të investohen në miniera, thuhet në përmbledhje.

Bosna planifikon termocentrale me qymyr me kapacitet prej 2580 megavatësh

Ndryshe, Bosnja dhe Hercegovina vlerësohet të jetë neto eksportuese e rrymës elektrike.

Në vitin 2020, Bosnja dhe Hercegovina kishte në total 2248 megavat kapacitete të instaluara hidrike, 2081 megavat kapacite të linjitit, 87 megavat kapacitete të erës dhe 35 megavat kapacitete solare.

Për momentin, Bosnja dhe Hercegovina ka në operim termocentrale në Tuzëll, Kakanj, Gacko, Ugljevik dhe Stanari. Shumica e këtyre termocentraleve kanë edhe minierat e vendosura afër.

Ndryshe, Bosnja dhe Hercegovina planifikon të ndërtojë termocentrale shtesë të qymyrit me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 2580 megavatësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Një reflektim mbi terrin që projektohet si faj jetim dhe…