Bosnja ua ndalon hyrjen shtetasve serbë që kanë lidhje me grupin rus “Wagner”, tre prej tyre ishin edhe në veri të Kosovës
16 janar 2023
| 09:23
Shërbimet e sigurisë në Bosnje ua kanë ndaluar hyrjen gjashtë shtetasve të Serbisë, të cilët janë të lidhur me formacionin paraushtarak rus “Wagner”.
Hyrja në Bosnje i është ndaluar Damnjan Knezheviq, lider i shoqatës “Patrulla e Popullit” në Serbi, anëtarëve të kësaj shoqate, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, si dhe pjesëtarët e formacionit paraushtarak Wagner, Aleksandar Milovanoviqit, Zoran Paviqit dhe Dragan Mirkoviqit iu ndalua hyrja në shtetin bosnjak, shkruan istraga.ba.
Ata janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i këtij viti.
Milovanoviq, Paviq dhe Mirkoviq ndodhen në Ukrainë, ku po luftojnë në anën e forcave ruse.