Bostoni bën ligjin në NBA

24 nëntor 2022 | 14:05

Bostoni mbetet skuadra më e mirë këtë sezon në NBA, duke korrur fitoren e 14-

të. Celtics mposhtën Dallasin (125-112), sfidë ku gjashtë lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më të mirët ishin Tatum me 37 pikë e 13 rebound si dhe Brown me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Luka Donqiq për miqtë.

Ekipi kampion i Golden State fitoi me rezultat 124-107 ndaj Clippersave, në një përballje të dominuar nga vendasit. Wigginis me 31 pikë e Curry me 22, bënë diferencën në parket. Skuadra e Milwaukee zhgënjen sërish, duke u mundur me  shifrat 118-113 në fushën e saj nga Chicago. Giannis realizoi 36 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bulls u dallua DeRozan po me 36 pikë.

Jashtë fushe fiton Brooklyni, që mundi me rezultat 112-98 Toronto, sfidë ku u dallua Irving me 29 pikë. Detroiti, falë 23 pikëve të Bogdanoviq, mposhti 125-116 Uah Jazz, ndërsa Charlotte triumfoi 107-101 ndaj Philadelphia (Rozier 22 pikë). Pas kohës shtesë fiton Denver, që mundi 131-126 Oklahoma (Jokiq 39 pikë e 10 rebound).

Rezultatet

Charlotte – Philadelphia         107-101
Cleveland – Portland                114-96
Indiana – Minnesota                101-115
Atlanta – Sacramento              115-106
Boston – Dallas                         125-112
Miami – Washington               113-105
Toronto – Brooklyn                  98-112
Milwaukee – Chicago               113-118
Oklahoma – Denver                 126-131
San Antonio – New Orleans   110-129
Utah Jazz – Detroit                  116-125
Golden State – Clippers           124-107

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi ka propozuar Enver Pecin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese,…