Boston Celtics shpallet kampion në NBA
Ekipi i Boston Celtics është shpallur kampion i NBA, pas fitores 106-88 ndaj Dallas Maveriks në finalen e pestë play off, duke fituar 4-1 serinë e finaleve. Ky është titulli i 18-të në histori për ekipin e Boston, që bëhet kështu skuadra me më shumë tituj kampionë, një më shumë se Lakers (17).
Basketbollisti Jaylen Broën u shpall MVP i finaleve, një lojtar që ka qenë lider për Boston këtë sezon, duke e merituar trofeun. Për sa i përket takimit të fundit, ai u dominua e fitua me meritë nga Boston, që para publikut të tij nuk zhgënjeu, duke triumfuar e duke festuar bashkë me tifozët.
Luka Doncic realizoi 28 pikë e 12 rebound për Dallas, por nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Për Boston, shënuesi më i mirë sot ishte Jayson Tatum me 31 pikë, ndërsa Broën realizoi 21 pikë. Gjithsesi, ky i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë gjithë sezonit.
Një sezon që Boston e dominoi dhe fitoi me meritë, pasi ishte skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt. Kjo u pa qartë edhe në këtë finale, që nuk pati histori, me Celtics që ngrejnë lart trofeun dhe festojnë me meritë titullin kampion.