Boston fiton duelin e kreut me Cleveland, Lakers triumfojnë në derbin ndaj Clippers

05 shkurt 2025 | 10:38

Skuadra kampione e Bostonit fitoi 112-105 ndaj Cleveland, ekipit që kryeson renditjen e NBA-së.

Një provë force për Celtics, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Tatum me 22 pikë dhe White me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Boston, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Garland për Cavaliers.

Lakers fituan 122-97 derbin e Los Anxhelos ndaj Clippers, fitore që erdhi pa Davis (i larguar) e pa Doncic (nuk luajti).

Ishte LeBron James ai që dominoi në fushë, autor i 26 pikëve, mbështetur nga Hachimura e Reaves me nga 20 pikë secili.

Ky është suksesi i tretë radhazi për Lakers, që mbajnë vendin e pestë në Perëndim.

Fitore në sekondat e fundit për Philadelphia, që mundi 118-116 Dallas, ndeshje ku u dallua Maxey me 33 pikë.

Skuadra e Chicago Bulls, falë 48 pikëve të dyshes Gidee-Buzelis, mundi 133-124 Miami.

Nuk zhgënjen New York, që mundi 121-115 Toronto, sfidë ku u dalluan Brunson me 28 pikë e Towns me 27 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – Dallas             118-116

Brooklyn – Houston               99-97

Cleveland – Boston               105-112

Toronto – New York              115-121

Chicago – Miami                    133-124

Clippers – Lakers                    97-122

Portland – Indiana                  112-89

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbje nga Franca 9:4 sot në kualifikimet…