Boston kualifikohet në gjysmëfinale
Boston është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-96 ndaj Milwaukee në çerekfinalen e shtatë.
Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në pjesën e parë. Horfordi dhe Rozieri realizuan nga 26 pikë secili, duke bërë diferencën në parket, mbështetur edhe nga tatum me 20, duke bërë që të mos ndihet mungesa e Irving. Për Milwaukee u dallua Middleton me 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Ndërkohë që në Lindje luhen ende ndeshjet çerekfinale, në Konferencën e Perëndimit kanë nisur takimet gjysmëfinale dhe sot ekipi kampion i Golden State mposhti me lehtësi 123-101 rivalët e New Orleans në përballjen e pare. Një ndeshje që ishte një formalitet për skuadrën e Warriors, që u shkëput mbi 30 pikë, duke e dominuar lojën në çdo moment. Sërish nuk u aktivizua Curry, ndërkohë që më të mirët në parket ishin Thompson me 27 pikë e Durant me 26 pikë e 13 rebaund (Green realizoi një triple double, 16 pikë, 15 rebaund e 11 asistime). (Telesport)
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale
1-8 Toronto – Washington (4-2 me ndeshje)
2-7 Boston – Milwaukee 112-96 (4-3 me ndeshje)
3-6 Philadelphia – Miami (4-1 me ndeshje)
4-5 Cleveland – Indiana (3-3 me ndeshje)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale
Houston – Utah Jazz
Golden State – New Orleans 123-101 (1-0 me ndeshje)