Boston thellon krizën e Bucks, Denver “thyen” Dallasin, fitojnë Lakers

11 nëntor 2024 | 12:17

Të tjera përballje emocionuese u zhvilluan të dielën në mbrëmje në NBA. Sfida e mbrëmje ishte padyshim ajo mes Boston Celtics dhe Milwakee Bucks.

Boston Celtics fituan 113-107 në fushën e Milwukaee, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes. Tatum me 31 pikë e 12 rebound ishte lider për kampionët, që ngjiten në vendin e dytë, ndërsa 43 pikët e 13 rebound të Antetkounmpo mbetën për statistikë.

Skuadra e Golden State i bashkohet treshes kryesuese në Perëndim, pas fitores 127-116 në fushën e Oklahomës. Stehen Curry me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Për vendasit ndërkohë u dalluan  Gilgeous-Alexander me 24 pikë dhe Williams me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen për Oklahomën.

Fiton edhe ekipi i Lakers, që myndi 123-103 Toronto, ndeshje ku për kalifornianët u dallua Austin Reaves me 27 pikë. 19 pikë, 16 asist dhe 10 topa në tabelë për Le Bron James.

 

Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mundi 95-094 Minnesota jashtë fushe. Tyler Herro ishte hero për ekipin nga Florida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të ankohet në…