Bostoni barazon serinë e finale kundër Miamit
Boston Celtics fitoi me rezultat 127-101 ndaj Miami Heats në sfidën e dytë “play-off” të vlefshme për Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 shifrat.
Ndryshe nga përballja e parë, kjo e dyta u dominua nga miqtë, që fituan me meritë në fushën e Heat. Tatum realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Brown me 24 pikë e Smart me 24 pikë e 12 asistime, një trio që bëri diferencën në parket. Të rëndësishme në këtë fitore edhe 37 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit për Bostonin.
Miami zhgënjeu, duke mos shfrytëzuar ashtu si duhet faktorin fushë. Butler realizoi 29 pikë, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i ndeshjes, por i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Bostonit.
Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston 102-127 (1-1)
Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas (1-0)