Bostoni befason Miamin
Boston Celtics ka arritur që ta bëjë befasinë e natës në NBA duke e mposhtur si mysafir Miami Heat me rezultat 78-95.
Ndonëse çerekun e parë Miami e fitoi me një diferencë prej gjashtë pikësh me rezultst 24-18, njëjtë nuk ndodhi edhe në të dytin, ku Boston Celtics arriti të fitojë me rezultat 9:33.
Çereku i tretë ishte i barabartë për të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë nga 24 pikë secila, por Miami Heat nuk arriti që ta ulë diferencën e pikëve nga çereku i dytë, pasi çerekun e katërt e fitoi vetëm me një pikë diferencë, duke e vulosur rezultatin 78:95.
Lojtari më i dalluar tek Miami Heat ishte Butler me 20 pikë, katër topa të vjedhur dhe dy asistime, kurse tek Boston Celtics më i dalluari ishte Brown me 17 pikë të shënuara, pesë topa të vjedhur dhe dy asistime.