Bostoni bën detyrën ndaj Clevelandit, Oklahoma ‘leksion’ Dallasit
Ekipi i Bostonit ka fituar me rezultat 120-95 ndaj Clevelandit në gjysmëfinalen e parë “play-off” mes tyre në Konferencën e Lindjes. Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga Celtics, që udhëheqin 1-0 me ndeshje.
Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bostonin, mbështetur edhe nga Derrick White me 25 pikë. Për miqtë, Donovan Mitchell realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomas e mundi me rezultat 117-95 Dallasin edhe kjo një sfidë pa shumë rivalitet. Vendasit patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke marrë kryesimin me ndeshje (1-0). Alaxander Shai me 29 pikë ishte lider në fushë për skuadrën e Oklahomës, ndërkohë që 42 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për Dallasin, Irving realizoi 20 pikë e Donqiq 19, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
New York – Indiana (1-0)
Boston – Cleveland 120-95 (1-0)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Denver – Minnesota (0-2)
Oklahoma – Dallas 117-95 (1-0)