Bostoni dhe Denveri komandojnë dy Konferencat
Bostoni vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 126-107 ndaj Washington.
Brown me 36 pikë e Tatum me 33 pikë, ishin të magjishëm në fushë për Celtics, ende të pamposhtur në kampionat. Fitoren e parë e korri Brooklyni, që mundi me shifrat 133-121 Charlotte, ndeshje ku u dallua Thomas, me 33 pikë.
Fitore të rëndësishme arriti Milwaukee, që mundi Miamin (122-114), në një përballje mes dy ekipesh rivale në Lindje. Herro realizoi 35 pikë për ekipin nga Florida, por që mbetën për statistikë. Për Bucks, Antetokounmpo realizoi 33 pikë, mbështetur edhe nga Lillard me 25 pikë.
Në Perëndim, skuadra e Golden State mundi New Orleansin (130-102), ndeshje ku shkëlqeu Stephen Curry, autor i 42 pikëve. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 106-103 Orlandon, sfidë ku u dallua Russell me 28 pikë e Davis me 26 pikë e 19 rebound. Nikola Jokiq realizoi një tjetër “triple double” (27 pikë, 10 rebound, 11 asistime) në fitoren me rezultat 110-1012 që Denveri e arriti ndaj Utah Jazz.
Rezultatet
Charlotte – Brooklyn 121-133
Indiana – Chicago 105-112
Washington – Boston 107-126
Atlanta – Minnesota 127-113
Toronto – Portland 91-99
Memphis – Dallas 110-125
Milwaukee – Miami 122-114
New Orleans – Golden State 102-130
Oklahoma – Detroit 124-112
Denver – Utah Jazz 110-102
Lakers – Orlando 106-103