Bostoni dhe Lakersat e nisin me fitore, LeBron James me të birin në fushë
Ka nisur sot sezoni i ri 2024-2025 në NBA, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para dhe emocionet, rivaliteti e surprizat nuk kanë munguar.
Kampionët e Boston fituan me lehtësi 132-109 ndaj New York, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.
Tatum me 37 pikë e 10 asist ishte lider në fushë për Celtics, që para ndeshjes morën edhe unazat e titullit kampion. Me fitore e nis këtë sezon edhe ekipi i Lakers, që në fushën e tij mposhti një rival direkt, Minnesota, me rezultatin 110-1013.
Një ndeshje e ekuilibruar, ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 36 pikëve e 13 rebound. Në fushë zbriti edhe Broony James, djali i LeBron James, duke luajtur së bashku për 2 minuta e 41 sekonda.
Ata shkruan historinë e NBA-së, pasi për herë të parë në një ndeshje zyrtare luajnë babë e bir.