Bostoni dhe Minnesota korrin fitore me peshë për zonën ‘play-off’

14 shkurt 2022 | 13:51

Dy ndeshje janë luajtur në NBA. Ekipi i Boston Celtics fitoi me rezultat 105-95 ndaj Atlanta, ndeshje e dominuar nga vendasit.

Ndeshje mjaft e mirë për Tatum, autor i 38 pikëve e 10 rebound për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Young e 26 të Bogdanoviq për Hawks. Falë këtij suksesi, Bostoni konsolidon pozitat në zonën “play-off” në Lindje. Fiton edhe Minnesota, që e mposhti me rezultat 129-120 Indiana jashtë fushe.

Ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Edwards me 37 pikë, mbështetur edhe nga Russell me 23 pikë. Për Indiana, Brissett e Haliburton realizuan nga 22 pikë secili, por që mbetën për statistikë. Minnesota qëndron në vendin e shtatë në Perëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde së bashku me…