Bostoni dhe Minnesota nuk lëshojnë kreun e Konferencave, Milwaukee në krizë
Ekipi i Bostonit vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar sot 124-107 ndaj Portlandit. Një ndeshje pa shumë histori, ku për Celtics u dallua Brown me 26 pikë. në Perëndim, skuadra e Minnesota komandon renditjen, duke fituar sot 127-117 ndaj Lakers. Reid me 31 pikë e Edwards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Hachimura për Lakers.
Fiton ekipi i Golden State, që në fushën e tij mposhti 118-110 Utah Jazz, sfidë ku u dallua Klay Thompson me 32 pikë. Humbja e katërt radhazi për Milwaukee, që u mund 122-109 në fushën e tij nga New York, duke hyrë në krizë. Brunson me 43 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët. Pas kohës shtesë triumfon Philadelphia, që mundi 133-126 San Antonio. Protagonist ishte Maxey me 52 pikë.
Rezultatet
Boston – Portland 124-107
Charlotte – Oklahoma 118-121
Orlando – Chicago 113-98
Phoenix – New Orleans 105-113
Toronto – Washington 130-122
Milwaukee – New York 109-122
San Antonio – Philadelphia 126-133
Brooklyn – Sacramento 77-107
Golden State – Utah Jazz 118-110
Lakers – Minnesota 117-127