Bostoni dhe Oklahoma sigurojnë fazën ‘play-off’, Hardeni nderon Clippersat

06 mars 2025 | 11:48

Skuadra e Clevelandit korri fitoren e dymbëdhjetë radhazi, duke mundur me rezultat 112-107 Miamin. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e stolit ishin vendimtare për Cavaliers, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit. Bostoni fitoi me rezultat 128-118 ndaj Portlandit dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën “play-off”.

Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics. Fiton edhe skuadra e Denverit, që mposhti me rezultat 116-110 Sacramenton, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahomas, që mundi me rezultat 120-103 Memphis jashtë fushe, duke u kualifikuar në “play-off”. Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë. Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që mundi me rezultat 137-107 Dallasin, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë. Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Clippersave, që falë 50 pikëve të James Harden mundi me rezultat 123-115 Detroitin.

Rezultatet

Boston – Portland              128-118
Charlotte – Minnesota      110-125
Cleveland – Miami            112-107
Washington – Utah Jazz  125-122

Milwaukee – Dallas           137-107
Denver – Sacramento       116-110
Memphis – Oklahoma      103-120
Clippers – Detroit              123-115

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadete Murati nga Fushë Kosova, shpall të pavlefshme diplomën e…