Bostoni e Milwaukee duel për kreun në Lindje, Dallasi e Clippersat ngjiten në Perëndim
Betejë e fortë për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes mes Bostonit dhe Milwaukee, të dyja fituese në ndeshjet e fundit. Bostoni e mposhti Detroitin (111-99), sfidë ku u dallua Jayson Tatum, autor i 34 pikëve e 11 rebound. Ndërsa Milwaukee, falë 27 pikëve të Lopez e 24 pikëve e 13 rebound të Antetokounmpo, mundi me rezultat 127-108 Portlandin.
Fitore të rëndësishme për zonën “play-off” korri ekipi i Clippersat, që mundi me rezultat 124-116 Brooklynin jashtë fushe. Paul George me 29 pikë e Leonard me 24 bënë diferencën për miqtë, ndërsa 47 pikët e Cam Thomas mbetën për statistikë. Skuadra e Chicagos mundi me rezultat 128-104 San Antonion, ndeshje ku u dalluan Vuceviq me 22 pikë e Drummond me 21 pikë e 15 rebound.
Një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Dallasin, që falë Green e Hardy, me nga 29 pikë secili, mundi me rezultat 124-111 Utah Jazz (Clarkson 26 pikë). Ekipi kampion i Golden State mposhti me shifrat 141-113 Oklahoman, ndeshje ku shkëlqeu Klay Thompson me 42 pikë, autor i 12 gjuajtjeve të sakta për tri pikë. Pa probleme fiton Sacramento, që mundi me rezultat 140-120 Houstonin, ndeshje ku u dallua Murray me 30 pikë. /Telesport/
Rezultatet
Detroit – Boston 99-111
Washington – Cleveland 91-114
Brooklyn – Clippers 116-124
Chicago – San Antonio 128-104
Houston – Sacramento 120-140
Utah Jazz – Dallas 111-124
Golden State – Oklahoma 141-114
Portland – Milwaukee 108-127