Bostoni e Milwaukee duelojnë për kreun në Lindje, Golden State del nga kriza

18 dhjetor 2023 | 11:56

Golden State e mposhti me rezultat 118-114 Portlandin jashtë fushe, duke korrur fitoren e dytë radhazi. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriros u dallua Klay Thompson, autor i 28 pikëve, mbështetur edhe nga Wiggins me 25. Grant realizoi 30 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë. Pa shumë probleme fiton edhe Milwaukee, që mundi me shifrat 128-119 Houstonin. Edhe pse për teksanët

7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, kjo nuk mjaftoi për të fituar. Damian Lillard me 39 pikë e 11 asistime si dhe Antetokounmpo me 26 pikë e 17 rebound, bënë diferencën në fushë për Bucks.

Bostoni bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve, duke mposhtur Orlando (114-97), ndeshje e dominuar nga vendasit. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 31 pikë. Phoenixi, falë 55 pikëve të dyshes Durant-Booker, mundi me rezultat 112-108 Washingtonin.

Rezultatet

Boston – Orlando                       114-97
San Antonio – New Orleans     110-146
Milwaukee – Houston               128-119
Phoenix – Washington              112-108
Portland – Golden State            114-118

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një seri e re dokumentarësh për jetën e Aleksandrit të…