Bostoni e Milwaukee komandojnë në Lindje
Bostoni nuk lëshon kreun në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 124-97 ndaj Chicagos, në një ndeshje e dominuar nga Celtics. Për vendasit, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 30 pikë.
Milwaukee mposhti Miamin (131-124), një përballje mes dy ekipesh rivale. Antetokounmpo me 33 pikë e Lillard me 32 bënë diferencën në fushë për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Adebayo për ekipin nga Florida.
Humbje në sekondat e fundit për Golden State, që u mund me shifrat 124-123 nga Sacramento. Curry e Wiggins realizuan nga 29 pikë secili për Warriors, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Fox me 29 pikë.
Rezultatet
Boston – Chicago 124-97
Brooklyn – Toronto 115-103
Cleveland – Atlanta 128-105
Miami – Milwaukee 124-131
New York – Charlotte 115-91
Minnesota – Oklahoma 106-103
Dallas – Houston 121-115
Sacramento – Golden State 124-123