Bostoni, ekipi lider në NBA
Bostoni vijon të mbetet skuadra me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon, duke korrur fitoren e 33-të. Skuadra e Celtics fitoi me rezultat 130-118 në fushën e Charlotte, ndeshje ku shkëlqeu Jayson Tatum, autor i 51 pikëve. Fiton edhe Milwaukee, që falë 35 pikëve të Holiday, mundi me shifrat 132-119 Indianan.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mposhti me rezultat 140-132 Houstonin në një ndeshje spektakolare. LeBron James në formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 48 pikë për Lakersat. Kampionët e Golden State mundën me shifrat 127-118 Washingtonin jashtë fushe, ndeshje ku vendimtar ishin Curry me 41 pikë e Poole me 32 pikë.
Toronto mundi me rezultat 123-121 New York pas kohës shtesë, me VanVleet që realizoi 33 pikë për kanadezët. Në sekondën e fundit fiton ekipi i Utah Jazz, që mundi 126-125 Minnesotan, ndeshje ku shtatë lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë. Memphis i bashkohet Denverit në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores me rezultat 136-106 ndaj Phoenixit (Ja Morant 29 pikë).
Rezultatet
Charlotte – Boston 118-130
Milwaukee – Indiana 132-119
Cleveland – New Orleans 113-103
New York – Toronto 121-123
Washington – Golden State 118-127
Atlanta – Miami 121-113
Minnesota – Utah Jazz 125-126
Memphis – Phoenix 136-106
Lakers – Houston 140-132