Bostoni finalisti i dytë në Konferencën e Lindjes
Bostoni është ekipi i dytë finalist i “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 112-88 ndaj Philadelphia në ndeshjen e shtatë dhe të fundit gjysmëfinale.
Skuadra e Celtics fitoi 4-3 me ndeshje, duke siguruar kështu një biletë për në finalet e këtij kahu në NBA. Fitorja mban emrin e Jayson Tatum, që realizoi 51 pikë, duke qenë në një mbrëmje magjike. Mirë u paraqit edhe borën me 25 pikë, ndërsa te Philadelphia zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”, përfshi edhe Joel Embiid, i shpallur MVP një javë më parë (15 pikë).
Në finalet “play-off” të Konferencës së Lindjes, skuadra e Bostonit do të luajë ndaj Miami Heat dhe do të ketë në favor faktorin fushë. Të martën nisin ndeshjet finale në Konferencën e Perëndimit, ku Denveri pret në fushën e tij ekipin e Lakersve.
Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia 112-88 (4-3)
New York – Miami (2-4)
Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale
Boston – Miami
Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale
Denver – Phoenix (4-2)
Golden State – Lakers (2-4)
Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale
Denver – Lakers