Bostoni finalisti i dytë, ‘rrëmben’ titullin në Konferencën e Lindjes

30 maj 2022 | 13:04

Boston Celtics është shpallur kampion në Konferencën e Lindjes, duke siguruar të drejtën të luajë në “The Finals” për titullin në NBA. Skuadra e Celtics fitoi me rezultat 100-96 ndaj Miami Heat në finalen e shtatë “play-off”, duke ngritur titullin në këtë kah të NBA-së.

Përballë Celtics në finale do të jetë Golden State, prej disa ditësh kampion në Perëndim. Skuadra e Miamit nuk arriti të shfrytëzojë faktin se sfida e fundit finale mes dy skuadrave luhej në fushën e saj, duke humbur pas një ndeshje me shumë rivalitet. Takimi ishte i hapur deri në fund, teksa të dyja ekipet e kërkuan fitoren. Për Boston u dallua Jayson Tatum, me 26 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Brown e Smart, me nga 24 pikë secili. Në kahun tjetër, Butler realizoi 35 pikë e Adebayo 25, por që s’mjaftuan. /Telesport/

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”

Miami – Boston    96-100 (3-4)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”

Golden State – Dallas (4-1)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pasi…