Bostoni finalisti i parë në Lindje, Dallasi triumfon në fushën e Oklahomës

16 maj 2024 | 11:36

Boston Celtics është ekipi i parë finalist i “play-off”-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Bostonit fitoi me rezultat 113-98 ndaj Clevelandit, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, duke u rikthyer në finalet e Lindjes. Në fushën e tij ekipi i Bostonit nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren.

6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Tatum me 25 pikë e 10 rebound si dhe Horford me 22 pikë e 15 rebound. Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallasit fitoi me rezultat 104-91 në fushën e Oklahomas, duke udhëhequr 3-2 serinë dhe ka shansin e artë të kualifikohet në finale.

Një ndeshje e madhe për teksanët, që po kalojnë një moment të mirë. Luka Donqiq konfirmoi se është lider në fushë për Dallasin me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 rebound e 11 asistimeve. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa 30 pikët e Alexander Shai për vendasit nuk mjaftuan për të fituar.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

New York – Indiana                      (3-2)
Boston – Cleveland          113-98 (4-1)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Denver – Minnesota                     (3-2)
Oklahoma – Dallas          91-104 (2-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një…