![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/nba-8.jpg)
Bostoni fiton duelin ndaj Philadelphias, triumfojnë dhe Milwaukee e Phoenix
Bostoni ka fituar ndeshjen ndaj Philadelphias (117-107), në duelin mes dy skuadrave kryesuese të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Fitore e merituar për Celtics, që udhëheqin të vetëm. Për miqtë u dalluan Tatum me 29 pikë e White me 27 pikë. Fiton edhe Dallas, që falë 31 pikëve të Hardaway, mundi 130-118 Washington. Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që falë 37 pikëve të Lillard dhe 30 të Beasley, mundi me rezultat 128-112 Toronton në fushën e skuadrës kanadeze.
Pas tri fitoresh radhazi ndalet ekipi i Lakersave, që u mund me shifrat 125-110 në fushën e tij nga Sacramento. Sabonis me 29 pikë si dhe Huerter e Fox me nga 28 pikë secili shkëlqyen për miqtë. Fitore të rëndësishme për renditje korri ekipi i Phoenixit, që e mundi me rezultat 133-115 Minesotan, ndeshje ku u dalluan Booker e Durant, me nga 31 pikë secili.
Fitore në sekondat e fundit arriti ekipi i Orlando, që mundi Chicago (96-94), ndërsa New York mundi Atlantan (116-114), ndeshje ku u dallua Randle me 29 pikë e 11 rebound.
Rezultatet
Washington – Dallas 117-130
Atlanta – New York 114-116
Philadelphia – Boston 107-117
Toronto – Milwaukee 112-128
Chicago – Orlando 94-96
Phoenix – Minnesota 133-115
Lakers – Sacramento 110-125
Portland – Cleveland 95-109