Bostoni fiton edhe finalen e dytë ndaj Clevelandit

16 maj 2018 | 16:34

Bostoni e ka fituar 107-94 ndaj Clevelandit në finalen e dytë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.

Skuadra e Celtics e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke i fituar të dyja takimet e luajtura në fushën e tij. Fitorja e sotme ishte disi më e vështirë, pasi Clevelandi e udhëhoqi takimin në shumicën e kohës, deri në mesin e periodës së tretë. Më tej, Boston arriti të rikuperojë dhe përmbysë shifrat në periodën e katërt, duke e merituar fitoren.

Ashtu si në sfidën e parë, të pestë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë, me Brown që ishte shënuesi më i mirë, autor i 23 pikëve, por edhe pjesa tjetër e skuadrës nuk zhgënjeu, ndaj kolektiviteti ishte çelësi i fitores për vendasit. Për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James, që realizoi 42 pikë, 10 rebaind e 12 asistime, mbështetur edhe nga Love me 22 pikë e 15 rebaund, por ishin tepër të izoluar, të pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës, duke mos e evituar dot humbjen.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit…