Bostoni i bashkohet Philadelphias në krye
Pas dhjetë ndeshjeve të para sezonale të NBA kanë nisur të konfigurohen skuadrat realisht pretendente, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim.
Në Lindje, Bostoni i bashkohet Philadelphias në krye të renditjes pas fitores me rezultat 114-98 ndaj New York. Kjo ishte fitorja e tetë sezonale për Celtics, e treta radhazi, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë. Brunson e Randle realizuan 51 pikë për nju-jorkezët, por që mbetën për statistikë.
Një sfidë e dominuar nga vendasit vetëm në gjysmën e dytë të lojës. Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee, që mposhti me rezultat 118-109 Chicagon, një sfidë e komanduar nga skuadra e Bucks. Ndeshje e mirë për Giannis Antetokounmpo, autor i 35 pikëve e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Vuqeviq për Bullsin. Po në Lindje, fitore të rëndësishme arriti edhe skuadra kanadeze e Torontos, që mundi me rezultat 111-107 Washington.
Siakam me 39 pikë e 11 rebound ishte vendimtar për Raptors, që tashmë balancohen me 5 fitore dhe 5 humbje. Vetëm një ndeshje u luajt në Perëndim. Skuadra e Sacramentos, falë një kuarteti lojtarësh që realizuan mbi 20 pikë, ku Fox me 28 pikë ishte më i miri, mundi 132-120 Cleveland. Fitorja e tretë radhazi për Kings, që ngjiten në vendin e gjashtë.
Rezultatet
Boston – New York 114-98
Toronto – Washington 111-107
Milwaukee – Chicago 118-109
Sacramento – Cleveland 132-120