Bostoni ia del jashtë fushe, Celtics kualifikohen në gjysmëfinale

28 prill 2023 | 14:59

Boston Celtics është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics triumfoi së fundmi 128-120 ndaj Atlanta Hawks, duke fituar 4-2 serinë e takimeve çerekfinale.

Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur në fundin e saj. Atlanta nuk përfitoi nga faktori fushë për të fituar këtë ndeshje dhe të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë, ky Young me 30 pikë ishte më i miri për vendasit. Për Boston u dalluan Brown me 32 pikë e Tatum me 30, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Në gjysmëfinale, Boston do të luajë ndaj Philadelphia dhe ka faktorin fushë në favor. Gjysmëfinalja tjetër në Lindje është ajo mes Miami Heat dhe New York. Në Perëndim janë ende për t’u përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste. Çifti i parë është mes Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, ndërsa çifti tjetër do të dalë mes duelit Memphis-Lakers dhe Golden State-Sacramento.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli mund të ketë festë të dielën. Një hap fals…