Bostoni komandon në Lindje

05 shkurt 2024 | 11:25

Bostoni vijon të dominojë në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 131-91 ndaj Memphis. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Celtics, ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 60 pikë.

Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund me rezultat 123-108 nga Utah Jazz, duke humbur kontaktin nga Bostoni. Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 13 asistime, por që s’mjaftuan për Bucks, ndërsa për

Jazz 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Kampionët e Denverit fituan me rezultat 112-103 ndaj Portlandit, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiq, autor i 29 pikëve. Jashtë fushe fitojnë Clippersat, që falë 25 pikëve e 11 rebound të Leonard, mundën

Me rezultat 103-95 Miami. Në krye të renditjes në Perëndim është dyshja Oklahoma-Minnesota, të dyja fituese sot. Oklahoma mundi Toronto (135-127) pas dy kohëve shtesë (5 lojtarë mbi 20 pikë), ndërsa Minnesota fitoi me rezultat 111-90 ndaj Houstonit (Edwards 32 pikë).

Rezultatet

Detroit – Orlando            99-111
Washington – Phoenix   112-140
Boston – Memphis          131-91

Charlotte – Indiana       99-115
Miami – Clippers           95-103
Minnesota – Houston   111-90

Oklahoma – Toronto       135-127
Utah Jazz – Milwaukee   123-108
Denver – Portland            112-103

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi rus i emergjencave tha se një nga helikopterët e…