Bostoni komandon në NBA, humbasin Milwaukee dhe Oklahoma
Ekipi i Bostonit vijon të dominojë renditjen e këtij sezoni në NBA, duke fituar me rezultat 123-107 në fushën e Utah Jazz. Jayson Tatum me 38 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics, lider në fushë për skuadrën e tij.
Minnesota fitoi me rezultat 118-100 në fushën e Clippersat dhe i bashkohet grupit kryesues në Konferencën e Perëndimit, me Oklahoman dhe Denveri, me nga 45 fitore secila. Edwards me 37 pikë ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së Minnesota.
Zhgënjen skuadra e Milwaukee, që u mund me rezultat 129-94 nga Sacramento. Antetokounmpo realizoi 30 pikë e 13 rebound, por që s’mjaftuan. Për vendasit u dallua Fox me 29 pikë. Indiana mposhti me rezultat 121-111 Oklahoman jashtë fushe, një rezultat surprizë. Të gjithë titullarët e Indianas realizuan mbi 10 pikë (Turner me 24 pikë më i miri). Fiton edhe Memphisi, që falë 24 pikëve të Jemison mundi me rezultat 109-97 Washingtonin.
Rezultatet
New York – Philadelphia 106-79
Memphis – Washington 109-97
Oklahoma – Indiana 111-121
San Antonio – Houston 101-103
Utah Jazz – Boston 107-123
Clippers – Minnesota 100-118
Sacramento – Milwaukee 129-94