Bostoni ‘leksion’ rivalëve të Golden State, Clevelandi triumfon ndaj Phoenixit

21 janar 2025 | 12:13

Skuadra kampione e Bostonit fitoi me rezultat 125-85 në fushën e Golden State, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje.

Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku vendimtar ishte stoli, nga ku erdhën 50 pikë (Tatum me 22 pikë më i miri). Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Clevelandi, që mundi me shifrat 118-92 Phoenixin.

Donovan Mitchell me 33 pikë ishte lider për Cavaliers. Surprizon Charlotte, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtare realizuan mbi 10 pikë) mundi me rezultat 110-105 Dallasin (Irving 33 pikë). Jashtë fushe fiton ekipi i Chicagos, që mundi me rezultat 112-99 Clippersat. Zach LaVine me 35 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondën e fundit për Memphisi, që mundi me rezultat 108-106 Minnesota (Jared Jackson 24 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Dallas              110-105
Houston – Detroit              96-107
Memphis – Minnesota      108-106
New York – Atlanta           119-110

Cleveland – Phoenix          118-92
Golden State – Boston      85-125
New Orleans – Utah Jazz 12-119
Clippers – Chicago             99-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me ndeshjet e…