Bostoni lider në NBA, Golden State ‘leksion’ Philadelphias

08 shkurt 2024 | 11:32

Bostoni është gjithnjë e më solitar në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur me rezultat 125-117 Atlantan. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Porzingis, autor i 31 pikëve.

Fitorja e dytë radhazi për Golden State, që mundi me rezultat 137-104 Philadelphian dhe synon zonën “play-out”. Wiggins me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors. Humbet ekipi i Clippersave, që në fushën e tij u mund 117-106 nga New Orleans, duke lëshuar kreun në Perëndim. McCollum me 25 pikë u dallua për New Orleans, ndërsa për Clippers mungoi lojtari-lider.

Fitore të lehtë korri Miami, që në shtëpi mundi me rezultat 116-104 San Antonion. Për ekipin nga Florida u dalluan Herro me 24 pikë e Adebayo me 20.

Rezultatet

Charlotte – Toronto                 117-123
Washington – Cleveland         106-114
Boston – Atlanta                       125-117
Miami – San Antonio               116-104
Philadelphia – Golden State   104-127
Clippers – New Orleans           106-117
Sacramento – Detroit               120-133

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…