Bostoni më pranë finaleve në Lindje, Oklahoma e Dallasi në ekuilibër në Perëndim

14 maj 2024 | 11:56

Bostoni i afrohet finaleve “play-off” në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 109-102 arritur në fushën e Clevelandit.

Skuadra e Celtics tashmë udhëheq 3-1 serinë e gjysmëfinaleve “play-off”. Sfidë me rivalitet deri në fund, ku dyshja Tatum-Brown realizoi 60 pikë për Bostonin. Në kahun tjetër, për Clevelandin u dallua Garland me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Në Konferencën e Perëndimit, ekuilibër në përballjen mes Oklahomas e Dallasit. Sfida u fitua me shifrat 100-96 nga Oklahoma, që barazoi 2-2 serinë, në një fitore të vështirë jashtë fushe. Alexander Shai me 34 pikë ishte lider për skuadrën mike, ndërsa për teksanët zhgënjyen lojtarët-lider, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar finaleve “play-off”.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

New York – Indiana                            (2-2)
Boston – Cleveland                109-102 (3-1)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Denver – Minnesota                      (2-2)
Oklahoma – Dallas          100-96 (2-2)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka…