Bostoni merr frenat e NBA-së, fitojnë edhe Miami e Golden State
Skuadra e Milwaukee Bucks humbet kreun në Konferencën e Lindjes, duke pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit. Bucks u mundën me rezultat 121-106 në fushën e tyre nga Atlanta.
Të gjithë titullarët e Atlantas realizuan mbi 15 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Antetokounmpo. Një fitore me përmbysje në sekondat e fundit arrin Miami, që mundi Phoenixin (113-112). Adebayo me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri në fushë për Miamin.
Fitore të lehtë korri ekipi kampion i Golden State, që mundi San Antonio (132-95), sfidë ku u dallua i riu Jordan Poole, autor i 36 pikëve për vendasit. Jashtë fushe fiton skuadra kanadeze e Toronto, që mundi me rezultat 115-111 Detroitin, ndeshje ku Banton me 27 pikë bëri diferencën në parket.
Nuk zhgënjen skuadra e Boston, që mundi me rezultat 126-122 Orlandon, duke marrë kreun e renditjes në Lindje dhe bëhet skuadra me më shumë fitore deri tani (11). Më të mirët për Celtics ishin Tatum me 27 pikë e Brown me 26 pikë. /Telesport/
Rezultatet
Detroit – Toronto 111-115
Orlando – Charlotte 105-112
Boston – Oklahoma 126-122
Miami – Phoenix 113-112
Houston – Clippers 106-122
Milwaukee – Atlanta 106-121
Golden State San Antonio 132-95