Bostoni mposhti Clevelandin
Bostoni fitoi 102-88 ndaj Cavaliers në ndeshjen “big” të Konferencës së Lindjes, dy ekipet më të mira në këtë kah të NBA-së.
Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, që korrën suksesin e 32-të sezonal, falë një loje të mirë kolektive (43 pikë erdhën nga lojtarët e stolit), me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Rozier, 20 pikë).
Për Cavaliers u dallua LeBron James, autor i 19 pikëve, por i pambështetur sa duhet nga skuadra. Fiton skuadra e Torontos, që në minutat e fundit përmbysi Chicagon, duke fituar 124-115 (DeRozan 35 pikë për kanadezët).
Rezultatet: Orlando – Houston 98-116, Philadelphia – San Antonio 112-106, Washington – New York 121-103, Brooklyn – Minnesota 98-97, Miami – Detroit 111-104, Boston – Cleveland 102-88, Chicago – Toronto 115-124, Milwaukee – Indiana 122-101, Dallas – Golden State 122-125, Denver – Phoenix 134-111, Utah Jazz – New Orleans 98-108, Lakers – Oklahoma 96-133.