Bostoni mposhti La Lakers në kohën shtesë

29 janar 2023 | 12:25

Boston Celtics dhe Los Angeles Lakers janë dy skuadrat më të mëdha në NBA dhe mbrëmë janë përballur në “TD Garden”.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në praninë e rreth 20 mijë tifozëve, ku u desh të luhet edhe koha shtesë për të shpallur fituesin.

Celtics në fund fituan pas shtesave me rezultat 125:121 pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazimin 105:105.

Dyshja e Celtics, Jaylen Brown dhe Jayson Tatum kanë shënuar më shumë se gjysmën e pikëve në këtë takim, pasi së bashku realizuan 67 pikë.

Brown e mbylli ndeshjen me 37 pikë, ndërsa Tatum me 30 pikë. Paraqitje të mirë te skuadra fituese zhvilloi edhe Malcolm Brogdon që realizoi 26 pikë.

Te mysafirët si gjithmonë LeBron James ishte më i miri në ndeshje me 41 pikë dhe tetë asistime.

Gjtihashtu kjo sfidë pati dhe shumë polemika, pasi gjyqtari nuk akordoi një faull për Lakers i cili ishte shumë i dyshimtë, gjë për të cilën bëri që LeBron të shpërthente pas sfidës i irrituar me vendimin e gjyqtarit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca ajrore ukrainase u ka kërkuar sot aleatëve të saj…