Bostoni mposhti rivalët e Philadelphias

09 shkurt 2023 | 11:24

Bostoni mbetet ende skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA pas fitores me rezultat 106-99 ndaj rivalëve të Philadelphias.

Embiid me 28 pikë e Harden me 26 u përpoqën t’i japin fitoren skuadrës së tyre por pa sukses. Për Celtics, White e Brogdon realizuan nga 19 pikë secili, por vendimtare ishin 41 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit. Debuton me fitore Kyrie Irving te Dallas, që mundi me rezultat 110-104 Clippers. Ish-lojtari i Nets ishte protagonist me 24 pikë, shënuesi më i mirë për Mavericks, ku mungoi Donqiq.

Skuadra kampione e Golden State u mund me rezultat 125-122 nga Portlandi, ku u dallua Damian Lillard me një “triple double” (33 pikë, 10 rebound e 11 asistime).

Fiton edhe Miami, që mundi me rezultat 116-111 Indianan, ndeshje ku diferencën e bëri Adebayo me 38 pikë. Një fitore të thellë arriti jashtë fushe ekipi i Minnesota, që mposhti me shifrat 143-118 Utah Jazz, me dyshen Edwards-Nowell, që së bashku realizuan 61 pikë. Ekipi i Torontos, falë 37 pikëve e 10 rebound të Siakam, mundi San Antonion (112-98).

Rezultatet

Cleveland – Detroit                  113-85
Washington – Charlotte          118-104
Boston – Philadelphia             106-99
Miami – Indiana                       116-111
Toronto – San Antonio            112-98

Houston – Sacramento            128-130
Utah Jazz – Minnesota            118-143
Clippers – Dallas                       104-110
Portland – Golden State          125-122

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë…