Bostoni ndalet në sekondën e fundit, Phoenixi mposhti kampionët e Denverit

06 mars 2024 | 11:52

Kampionët e Denverit u mundën me rezultat 117-107 nga Phoenixi pas kohës shtesë. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë u dalluan Durant me 35 pikë e Allen me 28 pikë.

Murray e Jokiq realizuan 53 pikë së bashku për Denverin, por që s’mjaftuan për të fituar. Fitore jashtë fushe edhe për Indianan, që mposhti me rezultat 137-120 Dallasin. Plot 9 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën kryesore. Luka Donqiq realizoi një “trople double” për teksanët (39 pikë, 10 rebound, 11 asistime), por që mbetën për statistikë. Miami, falë 26 pikëve të Butler, mundi me rezolutat 118-110 Detroitin, duke qenë në zonën “play-off” në Lindje. Befason Brooklyni, që mundi me rezultat 112-107 Philadelphian, sfidë ku u dalluan Schroder e Smith, me nga 20 pikë secili.

Ndalet skuadra e Bostonit, që u mund me rezultat 105-104 nga Cleveandi në sekondat e fundit. Për vendasit u dallua Wade me 23 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatum për Celtics, që pavarësisht humbjes mbrojnë kreun në Lindje.

Rezultatet

Charlotte – Orlando                  89-101
Brooklyn – Philadelphia          112-107
Cleveland – Boston                   105-104
Miami – Detroit                         118-110
New York – Atlanta                  100-116

Toronto – New Orleans      98-139
Houston – San Antonio      114-101
Dallas – Indiana                   120-137
Denver – Phoenix                 107-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…