
Bostoni ndalet pas 9 fitoresh, triumfojnë Clippersat dhe Milwaukee
Pas nëntë fitoresh radhazi ndalet skuadra e Bostonit, që u mund me rezultat 121-107 nga Chicago, një sfidë mes dy ekipesh rivale në Lindje. DeRozan me 28 pikë e LaVine me 22 pikë bënë diferencën në parket për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Tatum për Celtics.
Fiton edhe Clevelandi, që mundi me rezultat 114-102 Atlanta, ndeshje ku u dalluan Mitchell me 29 pikë e Garland me 26. Tjetër humbje për skuadrën kampione të Golden State, që u mund me rezultat 128-83 nga New Orleans. Mungesa e Curry dhe Thompson u ndje te Warriors, ndërsa për New Orleans u dallua Ingram me 34 pikë.
Skuadra e Clippersave, falë 20 pikëve të Powell dhe 27 të Jackson, mundi me rezultat 121-114 Utah Jazz.
Skuadra e Milwaukee, falë 37 pikëve të Antetokounmpo, mundi Portlandin (119-111), ndërsa Miami u mposht me shifrat 105-101 nga Minnesota, ndeshje ku u dalluan Towns me 25 pikë e Edwards me 22. Fiton edhe Indiana, që mundi 123-102 Orldno, me Mathurin protagonist, autor i 22 pikëve.
Rezultatet
Cleveland – Atlanta 114-102
Indiana – Orlando 123-102
Chicago – Boston 121-107
Milwaukee – Portland 119-111
Minnesota – Miami 105-101
New Orleans – Golden State 128-83
Oklahoma – New York 119-129
Clippers – Utah Jazz 121-114