Bostoni në epërsi ndaj Golden State

09 qershor 2022 | 14:10

Ekipi i Boston Celtics fitoi me rezultat 116-100 ndaj Golden State Warriors në finalen e tretë “play-off”, duke marrë sërish komandën e ndeshjeve, ku tashmë udhëheq 2-1 serinë.

Përballë tifozëve të saj, skuadra e Boston nuk zhgënjeu, duke bërë një ndeshje të mirë, që e udhëhoqi vazhdimisht. Golden State u “zgjua” vonë, u përpoq të rihapë ndeshjen por e kishte të pamundur.

Për miqtë u dalluan Curry me 31 pikë e Thompson me 25 pikë, por që s’mjatuan për të evituar humbjen. Boston bëri një lojë më të mirë kolektive, ku Brown realizoi 27 pikë, Tatum 26 e Smart 24 pikë.

Këtë herë, te skuadra e Golden State zhgënjeu stoli, që nuk ishte shumë aktiv. Edhe ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që do të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë për t’iu afruar titullit kampion në NBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është Ukraina, ajo që po vonon eksportet e grurit duke…