Bostoni një fitore larg titullit
Boston Celtics e ka mposhtur me rezultat 96-83 Cleveland Cavaliers në finalen e pestë të “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje.
Duket se faktori fushë është vendimtar në këtë fazë finale në Lindje, pasi ekipet i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura para publikut të tyre. Ndeshja është dominuar nga basketbollistët e Celtics, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur deri në 25 pikë në çerekun e fundit, por në fund e ulën ritmin, duke e kontrolluar lojën.
Tatum me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërkohë që vetëm 7 lojtarë luajtën për Bostonin në këtë takim. Për Clevelandin u dallua LeBron James, me 26 pikë e 10 rebaund, por pjesa tjetër e skuadrës nuk dha atë që pritej në fushë, e pasaktë në gjuajtje. Ndeshja e gjashtë do të luhet në fushën e Clavelandi, por Bostoni është një fitore larg titullit në Lindje.