Bostoni nuk zhgënjen ndaj Atlanta, triumfon Phoenixi
Bostoni udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale “play-off” ndaj Atlanta, pas fitores me rezultat 119-106 arritur në fushën e tij.
Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 rebound si dhe White me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlanta, por që mbetën për statistikë. Clevelandi fitoi me rezultat 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliersat, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Garland-Brunson për nju-jorkezët.
Në Perëndim është luajtur vetëm një ndeshje. Ekipi i Phoenixi mundi me rezultat 123-109 Clippersat dhe barazon serinë e takimeve. Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippersat e Westbrook 28, ato s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenixit realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqyen Booker me 38 pikë e Durantin me 25.
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes
Philadelphia – Brooklyn (2-0)
Boston – Atlanta 119-106 (2-0)
Cleveland – New York 107-90 (1-1)
Milwaukee – Miami (0-1)
“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndim
Sacramento – Golden State (2-0)
Memphis – Lakers (0-1)
Phoenix – Clippers 123-109 (1-1)
Denver – Minnesota (1-0)