Bostoni pëson humbjen e parë sezonale, dy skuadra surprizë kryesojnë dy Konferencat

31 tetor 2024 | 11:36

Humbja e parë sezonale për Bostonin, që u mund me rezultat 135-132 pas kohës shtesë nga Indiana. Sfidë spektakolare, ku për Celtics nuk mjaftuan 85 pikët e trios Brown-Tatum-White. Për Indianan, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Mathurin me 30 pikë e Siakam me 29 pikë.

Zhgënjen edhe ekipi i Lakersave, që u mund me rezultat 134-110 nga Clevelandi, që kryeson i vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me pesë fitore. Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cavaliers. Në Perëndim, kryeson ekipi i Oklahomës, që mundi me rezultat 105-93 San Antonio, duke korrur fitoren e katërt radhazi (s’ka asnjë humbje). Fiton edhe skuadra e Golden State, që falë 21 pikëve të Hield mundi me rezultat 104-89 New Orleans.

Skuadra e Clippersave humbet në sekondat e fundit me rezultat 106-105 në fushën e saj nga Portlandi, sfidë ku u dallua Simons me 25 pikë për miqtë. Edhe Miami humbet në fushën e tij, 116-107 ndaj New York, ndeshje ku Towns realizoi 44 pikë e 13 rebound.

Rezultatet

Charlotte – Toronto                   138-133
Cleveland – Lakers                     134-110
Indiana – Boston                        135-132
Philadelphia – Detroit                95-105
Washington – Atlanta                133-120

Miami – New York                    107-116
Chicago – Orlando                    102-99
Memphis – Brooklyn                106-119
Oklahoma – San Antonio         105-93
Golden State – New Orleans   104-89
Clippers – Portland                   105-106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…