Bostoni tjetër leksion Dallasit, një fitore larg titullit në NBA

13 qershor 2024 | 12:07

Boston Celtics është një fitore larg titullit kampion në NBA për sezonin sportiv 2023-2024. Ekipi kampion i Lindjes fitoi së fundmi me rezultat 106-99 në fushën e Dallas Mavericks në finalen e tretë “play-off”, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve dhe mund të ngrenë trofeun e kampionit që në sfidën e radhës.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku pjesa e parë u mbyll 51-50 për vendasit. Në çerekun e tretë, Bostoni shkëputet deri ne 15 pikë, por nuk arrin dot ta mbyllë ndeshjen.

Dallasi ngushton deri në 1 pikë diferencën (93-92), por pa mundur dot të bëjnë përmbysjen e madhe. Celtics shkëputet sërish në periodën e fundit dhe fiton me meritë. Tatum me 31 pikë e Brown me 30 pikë ishin dy liderët e skuadrës së Bostonit në këtë ndeshje.

Për Dallasin “zgjohet” Irving, që realizoi 35 pikë, ndërsa Donqiq shënoi 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen. Edhe sfida e radhës do të luhet në fushën e Dallasit, që do të synojë fitoren, si mundësia e vetme për të rihapur garën për titull, ndërsa fitorja e Bostonit e shpall automatikisht kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajduku i Splitit e ka emëruar Gennaro Gattuso trajner të…