Bosz emërohet trajner i Lyonit

30 maj 2021 | 12:30

Lyoni ka njoftuar se ka emëruar Peter Bosz në rolin e trajnerit, pozicion që është mbajtur së fundmi nga Rudi Garcia. Holandezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, pra deri më 30 qershor 2023.

Peter Bosz ka mbi 20 vjet përvojë si trajner, mbi 400 ndeshje të drejtuara prej tij, duke përfshirë eksperiencat te Bayer Leverkuseni, Borussia e Dortmundit dhe Ajaxi.

Në muajin mars u shkarkua nga Leverkusen, pasi skuadra gjermane renditej shtatë pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve. Në krye të Ajaxit, 57-vjeçari arriti deri në finalen e Ligës së Evropës (2016-2017), e humbur 2-0 përballë Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një dekadë kanë pritur punëtorët e disa…