Bosz, trajner i Leverkusenit
24 dhjetor 2018
| 13:40
Peter Bosz do të jetë personi që do ta udhëheqë Leverkusenin për pjesën e mbetur të sezonit. Bayer renditet në pozitën e nëntë të tabelës së Bungesligës në fund të stinorit dimëror.
Pavarësisht prej tri fitoreve në katër ndeshjet e fundit, kjo është rritja e vetme për shkak të fillimit jashtëzakonisht të dobët nën urdhrat e Heiko Herrlich.
Tashmë, Bosz, ish-trajner i Dortmundit dhe Ajaxit, Peter Bosz, do të jetë trajner i ri i Bayer Leverkusenit, njofton faqja zyrtare e Leverkusenit. Ai do ta fillojë punën që nga Viti i Ri dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020. Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet që Bosz do të sjellë te skuadra e Leverkusenit.