“Bota e re” e “Epokës së re”

13 shkurt 2020 | 22:11

Shruan: Driton Lajçi, një ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore 1997/99:

Të shkruash për 20-vjetorin e “Epokës së re” duhet filluar me “Botën e re” të vitit 1996/97/98 kur u bënë ndryshimet e politikave redaktuese. Kjo ishte koha kur ndërtoheshin hapat ndër më domethënës të përpjekjeve tona për liri, universitet të lirë dhe çlirim nga okupimi. Nga këtu e tutje “Bota e re” në krye me gazetarin legjendar, kryeredaktorin z. Muhamet Mavraj (siç e quan miku ynë i përbashkët Ismet Sylejmani), bëri hapa gjigantë në shërbim të çlirimit të fjalës së lirë shqiptare dhe ishte pjesë e aktiviteteve të përbashkëta për organizmin e protestave studentore të 1 tetorit 1997 dhe të tjerave në vijim në vitin 1998. Pas çlirimit “Bota e re” mbetet e studentëve të Universitetit të Prishtinës për të vazhduar me “Epokën e re” e cila lindi në zyrat e Qendrës së Studentëve të UP-së. Nga “Bota e re” e brezit të studentëve të guximshëm ajo e merr rolin e guximshmja shqiptare, duke trajtuar tema të cilat ishin në shërbim të fjalës së lirë dhe tema të guximshme sidomos nga fusha e drejtësisë, aktualiteti politik dhe nga shpallja e pavarësisë. Andaj ju uroj që këtë 20-vjetor ta festoni më ballëhapur. Ky jubile ka domethënie shumëdimensionale. Po ashtu, bëj apel që, pavarësisht prej ndryshimeve globale në fushën e medieve, “Epoka e re” të vazhdojë ta luajë rolin e vet cilësor në shërbim të lexuesve dhe opinionit publik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Reshat…