![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/stoltenberg.jpg)
Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë
18 shkurt 2024
| 10:03
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bota është bërë më e rrezikshme por aleanca është bërë me e fortë.
Stoltenbergu kështu ka deklaruar në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.
“Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO është bërë më e fortë. Në Konferencën e Sigurisë në Munih, theksova se Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në NATO”, shkroi Stoltenberg.
“Është gjithashtu jetike dhe urgjente që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Navalnyt”.