‘Bota Jonë’ e Luana Bajramit, Kurti: Emri i saj do të përmendet në kinematografinë botërore
25 korrik 2023
| 12:59
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është mburrur me suksesin e aktores dhe regjisores Luana Bajrami.
22-vjeçarja me filmin “Bota Jonë” është përzgjedhur të garojë në Festivalin e Venedikut.
Kurti u shpreh krenar lidhur me këtë rast. Ai theksoi se emri i saj do të përmendet në kinematografinë botërore
“Me përzgjedhjen e filmit të saj të dytë në Festivalin e Venedikut këtë vit, po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore. Edhe roli i saj i Sophie në ‘Portrait of a Lady on Fire’ të Celine Sciamma, është i pashlyeshëm”, ka thënë Kurti.