Bota ka filluar operacionet me robotë, ne ende kemi lista të pritjes për operim

08 dhjetor 2021 | 12:44

Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës, ishte temë e sotme diskutimi ndërmjet krerëve të sistemit shëndetësorë dhe Fakultetit të Mjekësisë.

Aty u tha se rëndësia e përgatitjes në aspektin shkollor, ndikon pozitivisht në të ardhmen e sistemit shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se synim i tyre është ruajtja e trurit shkencor, duke shtuar se duhet që studentët të përgatiten më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë.

“Që nga dita kur e kam pranuar detyrën e ministrit, kam vepruar tri çështje të rëndësishme. E para, ne duhet ta ruajmë mendjen dhe trurin shkencor. E dyta, është që atë që e kemi këtu ta ruajmë, për mua është paradoks që kemi investuar në krijimin e njerëzve tanë që na edukojnë, e kur i bën 65 vjeç i themi faleminderit, pra është një formë që po e largojmë trurin tonë. Duhet t’i përgatisim studentët më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë”, ka thënë Latifi.

Ministri Latifi ka thënë se bota ka filluar operacionet me robotë, ndërsa në Kosovë, ende janë listat e pritjes së pacientëve për të hyrë në operim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se i vjen…