Bota ndal dritat për një orë
Më 24 mars dritat janë ndalur dritat në Kullën Eiffel në Paris, Orën e Londrës, Big Ben, Sheshin e Kuq në Moskë dhe shumë vende të tjera, në kuadër të përpjekjeve globale për të rritur vetëdijen për rrezikun e ndryshimeve klimatike.
Ora e Tokës ka nisur në Australi në 2007-n dhe tani praktikohet në 187 shtete, duke i ndaluar dritat në 20:30 për një orë.
Organizatorët kanë thënë se kjo praktikë përbën “lëvizjen më të madhe për ndryshimet klimatike”.
“Ka për qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe kafshëve”, ka thënë shefi i WWF-së, Dermot O’Gorman.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ngjarja vjen në një kohë të presionit të madh për njerëzit dhe planetin.
“Burimet dhe ekosistemi në gjithë botën janë nën sulm. Ora e Tokës është një mundësi për të treguar vendosshmërinë tonë për ndryshim”, ka thënë ai.