Bota nuk është e bashkuar për ta kundërshtuar Rusinë

13 shtator 2023 | 08:32

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se bota nuk është ende e bashkuar për t’i kundërshtuar mizoritë e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Rusia dëshiron që një politikë gjenocidi të bëhet normalitet”, tha Zelenskyy në një fjalim me video drejtuar studentëve holandezë në Hagë, sipas agjencisë së lajmeve ANP.

“Ata duan që gjenocidi të bëhet diçka që luan në sfond”, tha udhëheqësi ukrainas duke iu referuar Rusisë.

“Ata duan të ngrijnë luftën dhe t’i kthejnë skenat tronditëse në diçka të zakonshme”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Mal të Zi tha të martën se po…